AktualitetOp-EdTë fundit

Lëvizjet protestuese si strategji përshkallëzimi

Protestat e dekadave të fundit që përfshinë një numër vendesh janë një prirje e vazhdueshme e lëvizjeve protestuese në mbarë botën, duke filluar  nga përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, tek punëtorët e naftës në Norvegji, partitë opozitare në Tajlandë, Siri, Ukrainë, Irak etj. Protestat kanë provuar një strategji efektive kundër regjimeve autokratike, represionit politik dhe masave shtrënguese. Ashtu si  në strategjinë revolucionare, protestat mbështeten më shumë në përkrahjen themelore të popullatës, se sa në armët superiore. Sikurse kryengritjet, ato janë forma asimetrike të opozitës me anë të  të cilave kryengritësit apo protestuesit nuk mund të kenë sukses, duke përdorur forcën për të tronditur shtetin, por ata kanë kërkuar të gjejnë ose të krijojnë dhe shfrytëzojnë dobësitë specifike të shtetit, e megjithatë lëvizjet protestuese nuk janë aq agresive sa kryengritjet. Pjesë integrale e strategjisë së kryengritësve është dhuna, kurse lëvizjet protestuese mund të jenë thjesht një taktikë negociuese për të nxjerrë përfitime (të drejta) nga shteti ose subjekti ndaj të cilit protestohet. Nga ana tjetër grevat janë format më të zakonshme të protestës të përdorura si leva për  burime pune, për paga më të larta ose  për përfitime të tjera. Mijëra protesta dhe greva ndodhin çdo javë në mbarë botën, jashtë komunitetit të protestuesve, shumica e të cilave janë të vogla dhe të parëndësishme. Mirëpo ndonjëherë  protestat mund të jenë ato që nxisin kryengritjet, për shembull në rastin e Sirisë, civilët u mblodhën në rrugët dhe vendet publike për të bërë thirrje për ndryshim politik, e ndërsa përgjigja e shtetit u bë gjithnjë e më e dhunshme, elementë të lëvizjes formuan një milici e cila filloi kryengritjen paralele me lëvizjet protestuese. Ndërkohë që dhuna e shkaktuar u shkallëzua në Siri, taktikat e kryengritjes zëvendësuan përfundimisht taktikat e protestave. Megjithatë, po të shohim jo të gjitha protestat kanë evoluar në kryengritje, sepse disa janë shtypur nga regjimet kurse disa të tjera kanë mundur të arrijnë objektivat e tyre nëpërmjet mjeteve të tjera. Sfidë e rëndësishme  është dallimi i lëvizjeve protestuese, të cilat mund të ndryshojnë me sukses sistemin e një shteti dhe lëvizjeve që dështojnë sapo lindin.

Evuluimi dhe  taktikat e protestave

 Lëvizjet protestuese zakonisht kanë filluar me shumë më pak burime dhe organizim se sa ato të subjektit kundër të cilit protestohet, madje ata  zhvillojnë një betejë asimetrike kundër një shteti që ka shumë më tepër burime për t’i përdorur kundër tyre, si për shembull lëvizja e 6 prillit e protestës egjiptiane në vitin  2008, e cila mori edhe emrin e kësaj date kur autoritetet egjiptiane shtypën lëvizjen protestuese me anë të një serie arrestimesh. Shteti egjiptian ishte në gjendje t’i jepte fund lëvizjes protestuese në vitin 2008 në një mënyrë relativisht të qetë, gjë që tregon edhe se si përfundojnë nëpër botë pjesa më e madhe e lëvizjeve protestuese. Po çfarë mund të verehet në këto lëvizje protestuese të botës së sotme globale? Ato grupe protestuesish që kanë arritur të mbijetojnë janë përpjekur të kenë jo vetëm një aftësi organizuese të vazhdueshme por edhe një aftësi organizuese përgjegjëse me qëllim që të kontrollojnë perceptimin e asaj që  ata kërkojnë, por edhe ngaqë janë përballë kundërshtarëve të tyre. Kemi parë që organizimi i protestave në vende të ndryshme, është  përshkallëzuar drejt një situate gjithnjë e më të rrezikshme por  ndërkohë kemi parë që edhe  lëvizja protestuese në disa raste është bërë gjithnjë edhe më e suksesshëme. Nga njëra anë kemi parë  që shumica e autoriteteve e kanë toleruar një lëvizje në një masë të caktuar sepse kjo nganjëherë është parë jo vetëm si një valvul shkarkimi, por edhe një mënyrë zbutje e protestuesve për t’i bërë ata të mendojnë se po ndryshon diçka, por kjo për aq kohë sa protestuesit nuk kanë përbërë kërcënim. Por nga ana tjetër jo rrallë kemi parë që ndërsa lëvizjet protestuese janë rritur, autoritetet kanë vepruar në mënyrë më agresive për të neutralizuar organizuesit. E megjithatë  lëvizjet e sinqerta protestuese mund të kenë pasur një përfundim të suksesshëm vetëm nëse ato kanë mundur  që t’i kenë mbijetuar një sërë arrestimesh, goditjeve të shkopinjve të policisë ose kundër protestave nga mbështetësit e qeverive. Por nëse do të shohim te lëvizjet e suksesëshme do të vërejmë se element i rëndësishëm në organizimin e protestave është uniteti i mesazhit, përdorimi i parullave të njëjta dhe mbajtja e tabelave të prodhuara në masë, që tregon një nivel uniteti si dhe tregon për një organizator ose komitet të vetëm. Centralizimi i lëvizjes protestuese është çelësi sepse kjo tregon koordinim me të mirë dhe vendimmarrje më të shpejtë në përgjigje të pengesave. Për më tepër, nëse levizja protestuese ka qenë e suksesshme, kemi vënë re se është një individ ose një grup individësh që mund të kenë përdorur fuqinë e gjeneruar nga kjo lëvizje protestuese për përfitime politike. Niveli i disiplinës që tregohet nga ana e  anëtarëve është një tjetër tregues i rëndësishëm i organizimit të lëvizjes. Është absolutisht e rëndësishme që një lëvizje protestuese të ruajë moralin, në të kundërt do të ishte shumë e lehtë për kundërshtarët e tyre të njollosnin protestuesit duke i konsideruar ata si hajdutë, banditë ose huliganë. Në momentin që numri i protestuesve shkon në dhjetra, qindra, mijëra është e pamundur për organizuesit të mbajnë e zbatojnë disiplinën, vetëm. Megjithatë, organizuesit  duke njohur  rëndësinë e disiplinës vendosin rregulla për zero dhunë në të gjithë lëvizjen, ndërkohë që mbështeten edhe në përpjekjet e punonjësve të sigurisë për ta vënë në zbatim këtë rregull.  Lëvizjet  protestuese  bëhen të suksesshëme kur grupe  të mëdha të njerëzve mblidhen, por abstenojnë për fuqinë dhe mundësinë e dukshme që kanë për të grabitur, vjedhur ose për të kryer krime të tjera në kaosin e protestave të rrugës. Ky abstenim tregon disiplinë dhe disiplina tregon kontroll mbi atë që efektivisht është një ushtri civilësh.

Po kush janë perceptimet që vërejmë?

 Shpesh kemi vënë re gjatë lëvizjeve protestuese në mbarë botën  se në fillim, organizatorët e protestave janë përpjekur të kapërcejnë përpjekjet e autoriteteve për të shpërndarjë lëvizjen, si dhe mungesën fillestare të legjitimitetit të lëvizjes. Lëvizjet protestuese  zakonisht kanë filluar si të vogla dhe që kanë përfaqësuar një mendim dytësor. Në mënyrë që të rrisin numrin e pjesmarrësve, organizatorët janë përpjekur të bindin të tjerët se interesat e tyre ndiqen  më mirë përmes protestës, madje një mënyrë tjetër për ta bërë këtë është ajo, duke bërë që demostratat e vogla të duken më të mëdha me qëllim që të bindin njerëzit se protesta përfaqëson interesat e shumicës, si dhe në rastet kur lëvizjet protestuese shpesh i organizojnë levizjet në atë mënyrë që të duken më të mëdha. Aq të tilla janë mënyrat sa p.sh nëse një protestë ka disa qindra njerëz, ajo do të dukej e vogël dhe e grumbulluar pa ndonjë domethënie në mes të një sheshi qëndror masiv, mirëpo ajo  nga ana tjetër duket më e mrekullueshme në qoftë se lëviz përgjatë një rruge të ngushtë, me dredha që fsheh gjatësinë e procesionit të tyre, duke pasur parasysh edhe zhurmat. Jo se kjo do të thotë  se lëvizjet e protestës që demonstrohen nëpër rrugët e ngushta e me dredha janë domosdoshmërisht të vogla, por në qoftë se ato janë të tilla organizuesit  me shkathtësi kanë zgjedhur një vend të përshtatshëm për demostratën e tyre, pasi duke ditur ku dhe kur do të demostrohet duket edhe sofistikimi i një lëvizjeje protestuese. Shumë herë, disponueshmëria e imazhet e një proteste tregojnë sa intuitë mediatike ka një lëvizje protestuese. Madje një lëvizje e sofistikuar do të alarmonte mediat përpara demonstratës, për tu siguruar se ajo do të  transmetohet dhe madje lëvizje më të sofistikuara do të bënin çishte e mundur, për të gjetur  imazhe simbolike për t’u shpërndarë nga mediat. Për shembull një iliustrim i mirë i kësaj ishte kur studentët iranianë shkelën perimetrin e ambasadës britanike në Teheran në nëntor të vitit 2011. Dhjetra gazetarë dhe kameramanë, të pozicionuar shumë më përpara me Tripods, kishin në dorë të regjistronin momentin simbolik. Në këtë rast, shkelja aktuale nuk shkaktoi shumë dëme, por tregoi shkallën në të cilën autoritetet iraniane e lanë pas dore dhe e shpërfillën për sigurinë e ambasadës, e cila çoi përfundimisht  në braktisjen e misionit britanik. Imazhet e skenave të protestës janë vendimtare për analistët kur duan të analizonjnë një protestë e nëse skenari është ndërtur mirë, patjetër që organizohet edhe në atë mënyrë për t’u siguruar që mesazhi u shpërnda.  Mirëpo perceptimi bëhet realitet kur largohet frika nga regjimi, është vërejtur që regjime despotike vendosin rregull nëpërmjet frikës dhe kur demonstruesit nuk e kanë më frikë  regjimin e tyre dhe fillojnë të kuptojnë se kanë fuqi për të bërë ndryshime, atëhere protestat shpesh  bëjnë progres të shpejtë, si p.sh rënia e shpejtë e ish presidentit rumun Nikolae Çaushesku në vitin 1989. Megjithatë kjo humbje e frikës nuk garanton gjithmonë sukses, qeveria nganjëherë mund të rrisë në mënyrë drastike dhunën për të përballuar guximin e  protestuesve si në sheshin Tiananmen në vitin 1989. Kurse në kryengritjen siriane të vitit 1982, frika ndaj regjimit nuk u largua kurrë, ndaj dhe u shtyp shpejt dhe në mënyrë të vendosur vetëm në disa javë, kurse në përsëritje ndodh që frika e regjimit  thyhet dhe lëvizja vazhdon për më shumë  kohë.

Kur synohen shtyllat e shtetit

Nga njëra anë kur taktikat e një lëvizje protestuese janë vlerësuar prej analistëve si të organizuara dhe të sofistikuara, nga ana tjetër janë  vlerësuar dobësitë strategjike të shtetit, të cilat janë synuar nga ana e lëvizjes. Mirëpo qeveritë e  ushtrojnë pushtetin e tyre duke kontrolluar shtyllat kryesore të shoqërisë, përmes të cilave ato ushtrojnë autoritetin mbi popullsinë. Këto shtylla përfshijnë forcat e sigurisë që janë policia dhe ushtria, sistemin gjyqësor, shërbimet civile dhe sindikatat. Në rastet kur lëvizjet protestuese janë përpjekur të përmbysin qeverinë dhe jo vetëm të përfitojnë lëshime, lëvizja është përpjekur që të punojë për të rrëzuar shtyllat e shtetit. Duke hequr mbështetjen e një ose më shumë prej këtyre shtyllave dëmtohet fuqia e një qeverie deri sa ajo nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive. Në këtë moment lëvizjet protestuese mund të pretendojnë kontrollin institucional. Prandaj është e rëndësishme të vlerësohen shtyllat kyçe të qeverisë, të cilat janë të synuara nga një lëvizje protestuese. Prandaj kemi dhe shumë raste kur përdoren taktika më të sofistikuar të mundshme dhe vetëm nëse këto taktika gërryejnë një ose më shumë prej këtyre shtyllave, qeveria nuk mund të vazhdojë të ushtrojë pushtet mbi shtetin.

Disa shtete kanë një tolerancë më të lartë për protestat se  disa shtete të tjera. Në mënyrë tipike, shtetet e hapura demokratike tolerojnë protestat më shumë se vendet e mbyllura represive, sepse siguria nuk është  shtyllë aq vendimtare në shtetet e hapura siç është në vendet e mbyllura. Për shembull, në Tajlandë rregullisht sheh protesta me pjesëmarrës deri në dhjetëra mijëra. Protestat kanë mbyllur në mënyrë efektive Bangkokun dhe madje edhe kanë përçarë konferencën e  Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në vitin 2009, por shtyllat themelore të shtetit kanë mbetur të paprekura. Ndërkohë, protestat që filluan  më 16 qershor në Sudan ku u numëruan vetëm qindra protestues, por që tërhohën vëmendjen e mediave, për shkak të reputacionit të Sudanit si represiv prandaj edhe protesta të tilla të vogla, mund të shkaktojnë reagime dramatike nga shteti. Tajlanda ka një numër të institucioneve shtetërore, veçanërisht monarkia me të cilën ajo ushtron autoritet, ndërsa regjimi sudanez mbështetet  më shumë në sigurinë dhe në të ardhurat energjitike për të mbrojtur autoritetin e saj, kurse shembulli i Sudani tregon se ka më pak tolerancë madje edhe ndaj kërcënimeve të butë në të dyja këto shtylla. Duke kuptuar se si lëvizjet protestuese funksionojnë dhe sa mirë ato synojnë dhe shfrytëzojnë dobësitë e shtetit kundër të cilit po demonstrojnë, mund të vlerësojmë se sa  të suksesshme mund të jenë lëvizjet, por dhe se sa demokratik është një regjim.

GM