AktualitetBota+Të fundit

Sulm me armë në selinë e Youtube

Katër vetë janë qëlluar në një sulm në selinë qendrore të YouTube në Kaliforni në orën 12:46 të ditës, me orë lokale.

Policia tha se një grua që besohet të ishte shkaktarja e sulmit, u gjet e vdekur brenda ndërtesës me një “plagë të vetë-shkaktuar”.

Një qytetar 36-vjeçar është në gjendje kritike në Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos pasi u zbulua me plagë me armë zjarri në zyrë. Dy gra, të moshës 32 dhe 27 vjeç, u morën gjithashtu në spital, pasi ju dha ndihma e parë në një restorant aty pranë për ushqim të shpejtë. Gruaja më e vjetër është në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët i raportuan medias amerikane se një femër, e veshur me shami, gjuajti të dashurin e saj para se të vriste veten.