AktualitetPolitikëTë fundit

Sot para gjykatës, protestuesit e “Rrugës së Kombit”

Sot  do të dalin para gjykatës, 24 protestuesit e arrestuar  pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo për urdhër-arrestet e Prokurorisë ndaj tyre. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.

Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.

Grupi i hetimit, dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit që po merren me zbardhjen e ngjarjes moren ne pyetje dje  protestuesit qe ndodhen ne ambjentet e paraburgimit ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe komisariate.

Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në “Rrugën e Kombit” duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge.

Për këtë tubim të paligjshëm policia ka nisur procedimin penal për ta.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.