Rama: Opozita i vuri zjarrin “patriotik” Rrugës së Kombit
Kryeministri Edi Rama, thotë sot, lidhur me situatën e ditëve të fundit, se opozita po shfrytëzon ngjarjet në Rrugën e Kombit dhe se është ajo që i vuri zjarrin “patriotik”, pasi “dështoi” vetë. Ai thotë se tani opozita do që të përdorë Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Kryeministri shkruan në një status të tij në Facebook, se opozita kërkon të krijojë zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan kryeministri Rama në Facebook