Opozita nuk shkon në punë, fillon mosbindjen civile. Haxhinasto pro vendosjes së tarifës
Opozita pas mbledhjes së djeshme ku kërkoi mosbindje civile nga ana e qytetarëve, sot ka nisur bojkotin e komisioneve parlamentare.
Kanë munguan në komisionin e Ekonomisë deputetët e Partisë Demokratike dhe ai i LSI-së, Përparim Spahiu.
Por ishte pjesëmarrës në komision deputeti i LSI Edmond Haxhinasto.
Ish ministri i Transporteve i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës 5 euro për kalimin në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve