AktualitetPolitikëTë fundit

Gjiknuri për Rrugën e Kombit, çdo banor i zonës së Kukës, përfiton nga sistemi i aboneve

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri  tha sot se  çdo banor i zonës së Kukësit, si përdorues i shpeshtë i Rrugës së Kombit,  do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve.

Ai tha se kjo  do të bëhet ashtu sië dhe parashikohet në kontatë. Njëkohësisht banorët e Kokësit do të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj, tha ministri Gjiknuri.

“Siç parashikohet në kontratë, çdo banor i zonës së Kukësit, si përdorues i shpeshtë i Rrugës së Kombit, do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve dhe njëkohësisht të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj”, tha  Gjiknuri

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dënoi protestën në Rrugën e Kombit. Ai deklaroi se kjo nuk ishte një dhunë e nxitur nga populli, por nga politika.

Gjiknuri deklaroi se dëmi i shkaktuar është i madh, duke theksuar gjithashtu se personat e ndaluar janë me të shkuar kriminale.

“Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë. Vetëm për riveshjen e asfaltin duhen 11 milionë euro. Aty nuk ishte gjuha e popullit, por një dhunë e motivuar politikisht, tha Gjiknuri.