Zjarr në magazinat te Siri Kodra, 8 zjarrëfikëse në luftë me flakët
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e ish-magazinave në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Burime për nga policia e Tiranës konfirmojnë se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa rrezikohen dy banesa që ndodhen pranë. Flakët janë të mëdha ndërsa shtëllungat e tymit janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.
Mësohet se shumë pranë vatrës së zjarrit ndodhet një karburant, çka e bën edhe më të rrezikshem zjarrin. Policia dhe zjarrfikëset u njoftuan për rënien e zjarrit në magazina tek ish-frigoriferi rreth orës 19:15.
Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, 8 zjarrfikëse, autoambulanca dhe dhjetëra efektivë të Policisë së Tiranës. Ndërkohë kërkohet ndihmë nga repartet e zjarrfikësve në Durrës dhe Fier për shuarjen e flakëve në Tiranë
Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit, por paraprakisht policia dyshon se shkak i ngjarjes ka qenë një shkëndije elektrike tek ish-frigoriferi.
Njoftimi i policisë:
Me datë 02.04.2018, rreth orës 19: 15, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ndërsa është kërkuar ndihmë nga repartet e zjarrfikësve në Durrës dhe Krujë.
Në vendngjarje ndodhen edhe autoambulanca. Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit, por paraprakisht policia dyshon se shkak i ngjarjes ka qenë një shkëndije elektrike tek ish-frigoriferi.