AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shkolla Industriale e Vlorës, shembull i punësimit real

Kryeministri Edi Rama përmes një video të postuar në Facebook, ka shkruar për Shkollën Industriale të Vlorës.

Rama shkruan se, kjo shkollë është shembulli i punësimit real,  përmes zbatimit të reformës së Arsimit Profesional.

“ERTV Live: Rilindja entuziazmuese e Shkollës Industriale të Vlorës, një shembull konkret i transformimit që po ndodh në rrugën e punësimit real, përmes zbatimit të reformës së Arsimit Profesional Rruga është ende e gjatë, sepse hendeku i shumë viteve pa arsim profesional, kërkon kohë, mundim e durim për t’u kapërcyer, por është e qartë, e drejtë dhe e sigurt në funksion të Shqipërisë që Duam🇪🇺 .” , shkruan Rama.