AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Netanyahu dhe Erdogan ‘goditje’ verbale mbi Gaza-an

Një luftë fjalësh ka shpërthyer midis udhëheqësve të Izraelit dhe Turqisë mbi dhunën në kufirin e Gazës. Të shtunën Rexhep Tajip Erdogan tha mbi vdekjen e 17 protestuesve dhe mbi 1700 të plagosur, sipas burimeve palestineze mjekësore, se ky ishte një “veprim jo njerëzor”.

Por kjo u kundërshtua ashpër nga kryeministri izraelit, të dielëni cili i nuk e la pa përgjigje presidentin turk.

Ja fyerjet verbale të të dy udhëheqësve

“Ne kemi të bëjmë me terroristët, por shqetësimi juaj nuk janë terroristë, sepse ju jeni një shtet terrorist. Si një shtet terrorist, çfarë keni bërë në Gaza është e qartë, ajo që keni bërë në Jeruzalem është e qartë “. tha Erdogan në një tubim.

Por kundërpërgjigja nga Netanjahu  erdhin në twiter:

“Ushtria më etike në botë nuk do të marrë leksione nga ata që kanë qenë pa ballafaqim me popullsinë civile për vite të tëra. Mendoj se kjo është mënyra se si shënohet Dita e 1 Prillit  në Ankara”.

Gaza ka larguar Turqinë dhe Izraelin edhe më parë dhe ka çuar në një periudhë marrëdhëniesh të ndërprera pas vitit 2010 dhe incidentit të flotiljes në Gaza. Normalizimi i marrëdhënieve filloi në fund të vitit 2015, por në dhjetorin e kaluar, Erdogan kërcënoi të priste lidhjet nëse SHBA-ja do të zhvendoste ambasadën e saj në Jerusalem.