Protesta në Kukës Kryemadhi: Do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga Parlamenti
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi pasditen e sotme grupin parlamentar, ku u diskutua për hapat që do të ndjekë bashkë me forcat e tjera opozitare pas situatës së krijuar me arrestimet në Kukës dhe protestën e qytetarëve në mbështetje të të afërmve të tyre.
Pas mbledhjes, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi për mediat se “LSI është me qytetarët e Kukësit dhe mbështet protestat e të gjithë qytetarëve në Shsiqpiëri që do ngrihen kundër zhvatjes që po i bën qeveria e Edi Ramës”
Sipas saj, “çdo përpjekje e kryeministrit për të deletigjimuar protestën me vasalët e tij” është akt kriminal kundër qytetarëve.
Kryemadhi nënvizoi se shqiptarët janë ngritur dhe do ngrihen kundër regjimit skllavërues që Edi Rama po instalon, bashkë me krimin dhe bandat që e sollën në pushtet. Ajo dënoi edhe fjalën e kryeministrit në konferencën për media të së dielës, duke thënë se, “ishte fyeje për banorët e Kukësit dhe kosovarët që i trajton si klientë të oligarkëve të tij”
“Ne distancohemi dhe e dënojmë me forcë fjalorin e tij fyes ndaj shqiptarëve. Do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga Parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara”, theksoi kryetarja e LSI.