Kremlini mund të miratojë agjentin nervor për helmimin e Skripal
Autoritetet britanike që shqyrtojnë helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal besojnë se vendosja e guximshme e agjentit nervor në derën e tij tregon një sofistikim që ka të ngjarë të ketë miratimin e Kremlinit, ka konfirmuar pë CNN një burim i informuar për hetimin..
Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, u helmuan më 4 mars, pasi u ekspozuan ndaj asaj që qeveria britanike thotë se ishte një agjent ushtarak i nervave.
Zyrtarët britanikë besojnë se një sulm i këtij lloji mund të kryhet vetëm nga një person (ose më shumë se një person) me trajnim kyç që përfshin Novichok, substancën e përdorur në sulm. Ka dyshime se agjentët mashtrues mund të kenë kryer sulmin pa miratimin nga nivelet më të larta të qeverisë ruse.
Oficerët e policisë qëndrojnë jashtë shtëpisë së ish-spiunit ruse Sergei Skripal pas helmimit të dyshuar. New York Times për herë të parë raportoi këtë teori të fundit lidhur me përgjegjësinë.
Javën e kaluar, Rusia përsëri mohoi çdo përfshirje në helmim, me zëdhënësen e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova duke e akuzuar qeverinë e Britanisë së Madhe që kërkon “të sjellë një situatë tërësisht absurde”.