Sport

Tottenham gjunjëzon blutë e Londrës

Chelsea pësoi një humbje të rëndë 1-3 në “Stamford Bridge” në derbin me Tottenhamin, duke i thënë ndoshta përfundimisht lamtumirë zonën Champions.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Alvaro Moratan në minutën e 30-të,  të besuarit e Antonio Contes pësuan tre gola njëri pas tejtrit, duke humbur mundësinë për t’iu afruar në renditje pikërisht skuadrës së Pochetinos, që mban vendin e katërt, tashmë me 8 pikë më shumë se blutë e Londrës.