AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Populli i Kukësit, do t’i tregojë me gisht  zjarrnxitësit

Një ditë pas protestës në Rrugën e Kombit, pas përpalsjes së dhunëshme mes protestuesve dhe forcave policore , kryeministri Rama zhvilloir një bashkëbisedim me gazetarët.

“Mbi vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit dhe lehtësirat e parashikuara për banorët më në nevojë të zonës së Kukësit, si edhe sistemi i kartave (abone) për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.”

Kryeministri tha se “Gënjeshtra vrapon shpejt po i ka këmbët e shkurtra dhe shumë shpejt populli i Kukësit, do t’i tregojë me gisht  zjarrnxitësit e Tiranës për gënjeshtrat e tyre lidhur me vendosjen e pagesës – dhe sigurisht do t’i ndëshkojë edhe më fort qershorin e ardhshëm, se sa ç’i ndëshkoi qershorin e shkuar”, tha ai.

Kreu i qeverisë është shprehur se kontrata është bërë që prej dy vitesh dhe se me shumë siguri askush nuk e ka lexuar, tha ai. Kryeministri theksoi se “nxitësit” që shtynë kuksianët në protestën e djeshme, “dihen nga i madh dhe i vogël se kush janë”, një frazë me të cilën Rama ka nënkuptuar opozitën.

“Kam komunikuar dje se në jo më shumë se 60 ditë, mund tjetë dhe më parë ne do të përfundojmë diskutimin e nisur prej disa javësh me kompaninë përsa i përket sistemit që do të përdoret për përdoruesit e shpeshtë të rrugës dhe mënyrës sesi do të adresohet nevoja e banorëve.

Dhe nga ana tjetër kam thënë që ndërkohë do të ndërmarrim një komunikim intensiv shpjegues jo sepse nuk e bëmë më parë por sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik e posacërisht njerëzve në Kukës ka triumfuar gjatë shpjegimit tonë”, tha Kryeministri

Më vjen shumë keq që në këtë proces pasi kjo kontratë është nëshkruar që prej dy vitesh dhe pasi ka një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë deri më tani, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që do duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët.” tha Rama.