AktualitetTë fundit

Opozita shkon në Kukës

Protesta e ditës së djeshme në “Rrugën e Kombit”, e cila prodhoi përplasje dhe dhunë midis protestuesve dhe forcave të policicë, ka sjellë një situatë tepër të tensionuar në qytetin e Kukësit, ku policia lokale e ndihmuar nga forcat speciale të ardhura nga Tiranë në mbrëmje, kanë kryer disa arrestime.

Familjarët e të arrestuarve u gjendën përpara dyerve të Komisariatit, në qarkun verilindor.

Opozita e vendit, ku deputetë të njohur të PD e LSI po takojnë banorët dhe anëtarë të Këshillit bashkiak të Kukësit.

Janë më shumë se 10 deputetë të opozitës, që aktualisht po monitorojnë nga afër situatën në Kukës.

Nga Partia Demokratike të pranishëm janë: Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Aldo Bumçi, Oriola Pampuri, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli,  Albana Vokshi, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani.

Nga LSI janë të pranishëm deputetët: Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu./shqip