AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama uron besimtarët. Veza triumfi i jetës!

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë në  mirmëngjesin e tij të përditshëm.

Ai i uron të gjithë ndjekësve të tij në  rrjetin social Facebook.

Urimi i ditës së sotme të tij, shoqërohet me një foto  me një shportë  të mbushur  plot me vezë të ngjyrosura, simbol i ditës së Pashkës.

Rama shkruan në FB:

“MIRMËNGJES DHE GËZUAR PASHKËT   !”

 

Qysh në lashtësi veza ka qenë një figurë e ngarkuar me simbolika domethënëse (simbol i vetë jetës, i shenjtërisë, edhe shumë shekuj para Krishtit).

Sipas besimeve antike, pagane dhe mitologjike, qielli dhe toka konsideroheshin dy hemisfera që krijonin një vezë dhe veza ishte triumfi i jetës.

Për egjiptianët e lashtë, veza ishte boshti i katër elementeve të universit (uji, ajri, toka dhe zjarri).

Gjithashtu tradita e dhurimit të vezëve ka filluar shumë kohë para lindjes së Kristianizmit, madje persianët e praktikonin këtë traditë për të uruar mirëseardhjen e pranverës, me rite dedikuar pjellorisë dhe rilindjes së natyrës.

Veza e ngjyrosur u bë simbol i ringjalljes së Njeriut, Krishtit.