AktualitetLife StyleTë fundit

Dhurimi vezës së Pashkës: Simbol i jetës dhe shenjtërisë. Boshti i katër elementeve të universit, ujit, ajrit, tokës dhe zjarrit

Qysh në lashtësi veza ka qenë një figurë e ngarkuar me simbolika domethënëse (simbol i vetë jetës, i shenjtërisë, edhe shumë shekuj para Krishtit). Sipas besimeve antike, pagane dhe mitologjike, qielli dhe toka konsideroheshin dy hemisfera që krijonin një vezë dhe veza ishte triumfi i jetës.

Për egjiptianët e lashtë, veza ishte boshti i katër elementeve të universit (uji, ajri, toka dhe zjarri). Gjithashtu tradita e dhurimit të vezëve ka filluar shumë kohë para lindjes së Kristianizmit, madje persianët e praktikonin këtë traditë për të uruar mirëseardhjen e pranverës, me rite dedikuar pjellorisë dhe rilindjes së natyrës.

Veza ka përfaqësuar pra gjithnjë jetën dhe ripërtëritjen. Jo rastësisht romakët përdornin shprehjen “omne vivum ex ovo”, varros një vezë të ngjyrosur me të kuqe si rit për të korra të mbara.

Me ardhjen e Kristianizmit, shumë rite pagane u përqafuan nga feja e re. Mënyra sesi festohen Pashkët ka ende disa elemente të trashëguara nga kohët antike. Tradita e këmbimit të vezëve të ngjyrosura u zhvillua edhe në periudhën e Mesjetës, si dhuratë për përulësinë. Në të njëjtën periudhë, veza e ngjyrosur u bë simbol i ringjalljes së Njeriut, Krishtit.

Dhurimi vezës së Pashkës me gjasë ka lindur si traditë në Gjermani kur, mes dhuratave tradicionale të Pashkëve, u shfaq edhe veza.

Gjithashtu në Mesjetë u zhvillua tradita e vezëve të veshura me materiale të çmuara (argjend, platin ose ar), të destinuara për aristokratët dhe fisnikët. Eduardi I i Anlisë për shembul urdhëroi krijimin e rreth 450 vezëve të veshura me ar për tu dhuruar për Pashkë.

Por pavarësisht kësaj merita e traditës së vezëve të dekoruara i takon argjendarit Peter Carl Faberge, i cili në vitin 1883 u porosit nga Cari i kohës të përgatiste një dhuratë speciale për careshën Maria. Kështu argjendari krijoi vezën-xhevahir prej platini, e cila brenda kishte një tjetër vezë prej ari, që përmbante dy dhurata të tjera: një riprodhim të kurorës perandorake dhe një zogth të artë. Fama e vezës së parë të Faberge solli përhapjen e traditës së dhuratës brenda vezës.

Gjithashtu ngjyrosja i vezëve të Pashkës ka origjinë fetare të hershme: sipas legjendës, Maria Magdalena kur vizitoi varrin e Jezusit dhe e gjeti atë bosh, shkoi tek dishepujt dhe ju dha lajmin. Por Pjetri, njëri prej tyre, i tha me mosbesim: “Do ta besoj atë që thua vetëm nëse vezët e kësaj shporte bëhen të kuqe”, dhe papritur vezët u ngjyrosën me një ngjyrë të kuqe të fortë. Në kohë të mënvonshme veza e Pashkës, par excellence, ishte prej çokollate, e njohur edhe sot. Siç thuhet, i pari që realizoi vezën e çokollatës ishte Luigi XVI, ndërsa të tjerë thonë se origjina e saj është nga Amerika, prej nga vjen edhe kakaoja. Me kalimin e viteve mënyra e realizimit të vezës prej çokollate u zhvillua për të arritur në ato që njohim sot, por ama fakti mbetet që veza është nderuar gjithmonë, ajo është një simbolikë domethënëse, sidomos gjatë festës së Pashkës.

Vezë të kuqe për Pashkë

Në rregull, janë simboli kryesor i festës, por a nuk janë bërë disi të zakonshme? Pashkët vijnë në pranverë, në muajin prill, në një muaj plot diell, jetë dhe ngjyra. Atëherë pse të mos i sjellim ngjyrat e stinës edhe në tryezë!

Nga ana tjetër, dekori i vezëve të Pashkës është momenti më i bukur i kësaj feste. Ju mund të bëni më shumë sesa thjesht dhe vetëm vezë të kuqe. Mund të bëni vezë nga më të bukurat për të dekoruar shumë nga ambientet e shtëpisë dhe jo vetëm.

Me disa shporta të mbushura plot më vezë të ngjyera, dekoruara a diçka tjetër, ju do ta bëni edhe më të prekshme atmosferën e  bukur festive. Mund të surprizoni miqtë me disa vezë që do të jenë një art i mirëfilltë. Ndërsa të gjitha ju nëna që keni fëmijë të vegjël do të argëtoheni pa fund nëse uleni dhe dekoroni vezët e pashkës me të vegjlit tuaj.

Bëji më të veçanta vezët e pashkës

Shkruaj mbi vezë
Po! Vezë si tabelë e zezë. A nuk është një ide shumë e veçantë? Ja se çfarë duhet të bëni: Së pari ngjyeni vezët me bojë gri. Pasi ky proces të ketë përfunduar dhe vezët të jenë tharë, merrni një shkumës dhe filloni të shkruani sipër dhe t’i dekoroni si t’ju dojë qejfi. Mund të bëni një vezë me dedikim, të pikturoni disa lule, mund të bëni një fytyrë të buzëqeshur e gjithçka tjetër.

 “Tatu”
Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të bërë vezë unike. Epo nuk është e thënë që duhet të lodheni për të bërë diçka të veçantë. Ngjyeni vezët më një ngjyrë pastel ose disa ngjyra nëse doni. Kjo sipas mundësive dhe kohës që keni në dispozicion. Blini disa letra me tatuazhe të ndryshme dhe punë e kryer. Ndërsa për të gjitha ju nëna që keni fëmijë të vegjël kjo punë do të jetë një nga momentet më argëutese për ju dhe fëmijët tuaj.

Edhe me blu
Edhe në këtë rast, së pari duhet të ngjyrosni vezët. Kësaj here me bojë blu. Blini bojë ushqimore dhe ngjyrosini vezët me ngjyrë të kaltër apo blu më të thellë. Lëreni të thahet tërësisht boja. Më pas zgjidhni një letër me ngjyrën që doni për të bërë krahët. Ndërsa për sqepin, pritni një trekëndësh  me ngjyrë të verdhë dhe ngjiteni te veza. Prisni një tjetër trekëndësh dhe ngjitini krahun, kështu veproni edhe me tjetrin. Me një rapid të zi, pikturojini sytë. Vendosini në një folezë, të cilën mund ta blini të gatshme dhe zogjtë blu të pashkës janë gati.

Personalizo inicialet që do
Duken si të vështira në pamje të parë, por nuk janë. Edhe në këtë rast duhet të ngjyrosni vezët së pari. Ngjyrë rozë, mente të bukur, apo karamel, nëse dedikimi do t’i bëhet një femre dhe me ngjyrat bojëqielli, gri apo ndonjë ngjyrë tjetër, për meshkujt. Pasi t’i keni ngjyrosur me bojë ushqimore merruni me personalizimet e secilës vezë, pra të shkruani emrin, inicialet apo dedikimin për të gjithë pjesëtarët e familjes dhe më pas bëni disa vezë të personalizuara me emrat apo inicialet e miqve tuaj. Me siguri që kjo surprizë ka për t’i befasuar të gjithë.
Por le të mos i largohemi qëllimit tonë parësor, të vazhdojmë dekorin. Pasi i keni ngjyrosur, prisni një letër në formë vezake, shkruani inicialet, emrin apo dedikimin, pikturoni ndonjë gjë të vogël (çfarë të dëshironi), dhe ja ku përfunduan dhe vezët e personalizuara.

Jepi krahë fantazisë
Nuk ka asgjë të keqe te këto lloj vezësh, ato janë tejet të veçanta. Për të bërë këto vezë ju duhet vetëm një ngjyrues i mirë me ngjyrë të zezë.  Disa vezë të ziera të bardha dhe jepini krahë fantazisë. Bëni vezë me pika, me kuti, me vija horizontale apo vertikale, topa e gjithçka tjetër. Dhe ja ku janë vezët e bëra nga ju, monokrom, bardh e zi.

Por dhe me lule
Pasi u keni dhënë vezëve ngjyrën që dëshironi, merrni disa lule karakteristike të stinës. Zymbyla, manushaqe,  luledele, rozmarinë të njomë a gjithçka tjetër.  Merrni një spango “vintage” dhe lidhini lulet. Edhe kjo mënyrë do të jetë shumë e bukur dhe e këndshme për kuzhinën  tuaj.
Epo punë të mbarë të dashura amvisa!

Por

Zieni vezët fillimisht. Disa prej tyre do të plasariten, këto nuk bëjnë për ngjyrosje. Pra hiqini mënjanë dhe përdorini për sallata të ndryshme. Më pas filloni të ngjyrosni me bojë ushqimore. Bëni ngjyrosjen me masën dhe përshkrimin që ju ka dhënë shitësi. Ose sipas përshkrimit që ka pakoja e bojës.  😃