AktualitetPolitikëTë fundit

Thaçi: Ne s’kemi nevojë të marrim veriun, se veriu është i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një koferencë për shtyp. Ai foli edhe për arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Thaç ths se shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç, ka hyrë në Kosovë të dielën, një ditë para arrestimit të tij nga autoritetet kosovare.  tha se Gjuriç ka fjetur në shtëpinë e Milan Radojçiqit në veri. Për këtë madje sipas tij kanë ditur edhe persona tjerë dhe ndaj tyre do të merren masa.

“Në hulumtimin dhe shqyrtimin e rastit, doli diçka tjetër. Doli se Gjuriqi ka hyrë të dielën mbrëma në Kosovë. Gjuriqi e ka kaluar natën në banesën e Milan Radojçiqit. Disa individë të mekanizmave institucionalë të Kosovës kanë qenë në dijeni të plotë të prezencës së tij në Kosovë, ky është shqetësimi im, jo veprimi i Policisë. Kështu do të shikohen të gjitha hallkat e mekanizmave të sigurisë”, tha presidenti Thaçi.

Informatën për hyrjen e Gjuriqit në Kosovë Thaci se e ka marrë nga një këshilltar i tij në kohën sa ishte në një takim me anëtarët e shteteve të Quintit.

“Menjëherë kam urdhëruar që të merren masa ligjore për këtë”, ka thënë Thaçi. Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast është i gatshëm të marrë përgjegjësinë që i takon.

“Pozicionimi dhe qëndrimi im ka qenë si president i vendit, jo urdhërues, por respektim i Kushtetutës dhe ligjeve. Por, në hulumtimin dhe shqyrtimin e rastit doli diçka tjetër, doli se Gjuriç ka hyrë të dielen në Kosovë. Ka kaluar natën në banesën e Milan Radojçiq dhe disa individëve të mekanizmave institucionale të Kosovës kanë qenë në dijeni të plotë të prezencës së tij në Kosovë. Ky është shqetësimi im, jo veprimi i Policisë. Kështu që do të shikohen të gjitha hallkat e funksionimit të mekanizmave të sigurisë. Policinë Kosova e ka më të mirën në rajon”, tha presidenti Thaçi.

Duke u shprehur se Gjuriç ka hyrë ilegalisht, Thaçi tha se shtrohet pyetja “pse ka ndodhur hyrja e tij një ditë përpara”.

“S’po flas për adresën ku ka qëndruar, e dini të gjithë. Ne realisht të hënën kemi planifikuar dhe kemi punuar për ndërmarrjen e hapave konkrete për funksionalizimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në takim edhe me kryeparlamentarin Veseli, edhe me kryeministrin Haradinaj. Dhe, kemi pasur një orientim të shëndoshë. Mirëpo, pikërisht kjo ka shqetësuar autoritetin në Beograd dhe e kanë dërguar Gjuriçin për të shkaktuar gjëra që neve na pengojnë dhe pastaj për të pretenduar se gjoja ata mund ta themelojnë asociacionin, mund të flasin për veri. Ne s’kemi nevojë të marrim veriun, se veriu është i Kosovës”, thotë Thaçi.

Thaçi u shpreh po të mos vepronte policia, të gjithë do t’i kritikonin për këtë, dhe atë me të drejtë. Ai tha se të gjithë ata që marrin përgjegjësi duhet edhe t’i marrin ato. Prandaj sipas Thaçit tash e tutje nuk do të ketë më kështu.

“Realisht është krijuar një rrethanë që njerëzit mendojnë që duke u deklaruar ‘nuk di’, ‘se di’, ‘nuk di’, ‘unë nuk kam ni’, me ju ikë përgjegjësive. Tash e tutje nuk do të vazhdojë kështu, ata që marrin përgjegjësinë, ata duhet edhe me i kry përgjegjësitë e veta. Unë kam qenë në dialog të premten e kaluar në momentin kur kemi dëgjuar që është ndaluar hyrja e Gjuriqit në Kosovë. Natyrisht se janë disa rregulla të pashkruara që kur je duke biseduar me dikë nuk i ndodh e keqja kurrë, jo pse kam ndonjë shqetësim për Gjuriqin, por janë disa rregulla të pashkruara diplomatike, të dialogut, të negocimit, dhe ajo informatë erdhi papritur”, tha Thaçi ndër tjerash.