Rama: ProgramKombëtar Punësimi 2021. Ekspertë të PS, po mbledhin opinione të sipërmarrjes në çdo qark
Fillon së shpejti programi i ri i punësimit në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Edi Rama, nëpërmjet postimit të tij në ERTV live në Facebook.
Ky program thotë z. Rama është projektuar me një afat kohor deri në vitin 2021.
Një skuadër deputetësh dhe ekspertësh të PS, po mbledhin opinione të sipërmarrjes në çdo qark dhe hartimin e një raporti në funksion të hartimit të Programit Kombëtar PUNËSIMI 2021.
Ja statusi i kryeministrit Rama:
“ERTV Live😊: Programi Kombëtar PUNËSIMI 2021 – Së shpejti një program kombëtar i punësimit, ku edhe grupi parlamentar socialist është angazhuar me një skuadër deputetësh e ekspertësh, për mbledhjen e opinioneve të sipërmarrjes në çdo qark dhe hartimin e një raporti në funksion të hartimit të Programit Kombëtar PUNËSIMI 2021🙏🌹👍”