Rama përjashton këshilltarët socialistë të Kukësit: Keni ngritur dorë, nuk mund jeni pjesë e familjes
Kryeministri Edi Rama dënoi ashpër dhunën e ushtruar në protestën e Rrugës së Kombit, të zhvilluar paraditen e sotme e cila pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve për heqjen e taksës së “Rrugë së Kombit.
Kryeministri Rama dha një konferencë për shtyp dhe gjatë fjalës së tij, foli me tone mjaft të ashpra.
Ai gjithashtu bëri thirrje që qytetarët e Kukësit të heqin dorë nga dhuna, ndërsa për anëtarët e këshillit bashkiak ë Kukësit, Rama ka marrë dhe vendimin e papritur duke larguar nga partia të gjithë këshilltarët socialistë në Kukës që iu bashkuan protestës së sotme.
“Çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit që ka ngritur dorë qorrazi apo hapur, në protestën që është inskenuar nga Tirana, e ka humbur po sot të drejtën që të jetë pjesë e familjes tonë politike. Rruga e Kombit i ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe rrezikon nëse përdoruesit nuk kontribuojnë. Kjo mirëmbajtje do të kryhet për 30 vjet me rradhë”- u shpreh Rama i revoltuar.
Kryeministri u shpreh se të gjithë personat të cilët qëlluan policinë dhe shkatërruan sportelin ku do të bëhej pagesa do të dalin para drejtësisë. Rama theksoi se përdoruesit e shpeshtë të rrugës do të pajisen me karta të posaçme në mënyrë që të mos paguajnë taksën e “Rrugës së Kombit”.