Protestë në Rrugën e Kombit, shqiptarët nuk e duan taksën
Raportohet se para tunelit të Kalimashit po protestohet kundër vendosjes së taksës rrugore dhe protestuesit bllokuan rrugën Durrës-Kukës në shenjë kundershtimi për taksën e vendosur për kalimin në autostradë.
Incidentet kanë nisur pasi policia tentoi të rihapte qarkullimin e bllokuar nga protestuesit që po ecnin në këmbë në rrugën e Kombit.
Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.
Mësohet se mes protestueseve dhe policisë ka pasur tensione, të cilat janë përshkallëzuar edhe në hedhje të gurëve drejt policëve.
Eshtë thënë më herët se qytetarë nga Kosova do t’i bashkohen kësaj proteste, kundër taksës rrugore.
Disa ditë më parë drejtues të PD dhe LSI u kanë bërë thirje publike shqiparëve që të mos e paguajnë taksën për Rrugën e Kombit.