Dhuna në Rrugën e Kombit: Lëndohet komisari Adem Visha
Në një kohë që vijojnë tensionet nga protesta që po zhvillohet në Rrugën e Kombit, mësohet emri i parë i një prej personave të plagosur nga përleshja mes policisë dhe qytetarëve.
Ai është komisari, Adem Visha, i cili mësohet se ka mbetur i lënduar nga përleshja me protestuesit.
Ky i fundit është efektiv i policisë rrugore dhe po merr ndihmën mjeksore për shkak të plagëve që ka marrë në trup si pasojë e përplasjes me protestuesit.
Dhjetëra protestues janë mbledhur në Morinë për të kundërshtuar taksimin e vendosur për kalim të automjeteve, ndërsa paraprakisht mësohet se ka disa persona të plagosur. /GSh