AktualitetPolitikëTë fundit

Vasili qeveritarëve të Kosovës: Mos shkoni në mbledhje me Edi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje edhe një herë qeverisë që të heqë dorë nga aplikimi i taksës në Rrugën e Kombit, duke e cilësuar atë si veprimin më të shëmtuar që ka bërë ndonjëherë.

Vasili theksoi  në një deklaratë për mediat, se duhet një analizë e re ekonomike se si duhet administruar kjo vepër publike.

“Duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Shqipërisë, pasi Kosova nuk aplikon taksë dhe ka vlerësuar kushtet ekonomike. Konkluzioni përfundimtar është se kësaj nuk po i shkojnë mirë punët me tregtinë e drogës, siç thotë një analist kosovar dhe po i kompenson me taksën e rrugës, – tha Vasili. – Vendi më i varfër në Europë me emigracionin më të lartë aplikon taksën më të lartë. Ndaj duhet një analizë e detajuar me të gjithë të interesuarit. Kjo taksë do të mbahet mend si veprimi më i shëmtuar që ka bërë qeveria shqiptare”, – u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Vasili i bëri thirrje qeverisë kosovare, që përveç reagimit për këtë çështje, të bojkotojë edhe mbledhjet e përbashkëta të qeverive, siç janë zhvilluar edhe më parë. Sipas LSI, kjo praktikë nuk sjell asgjë të dobishme.

“Rruga nuk ka përfunduar ende. Koncensoinarët nuk kanë ndërtuar rrugën, por kanë marrë rrugën. Ndryshe nga koncensionarët kudo në botë, që mbledhin të ardhurat për të rikuperuar atë që kanë investuar, kjo rrugë është bërë nga taksat. Shqiptarët vazhdojnë të shlyejnë ende 300 euro kredi. Një çmim shumë i rëndë. Kam kënaqësinë ta them se është 7-fishuar bilanci tregtar. Është qesharake të mendojmë, që mbas komunikimeve spektakolare konstatojmë një masë që kontestohet me shumë të drejtë, siç ka folur qeveria kosovar, madje dhe presidenti Thaçi. Vendim që ka shkaktuar reagim në Kosovë, tha ai. Do i bëja një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës të mos i bashkohen më këtij dimensoni të shëmtuar e qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht show-n e Edi Ramës, që vetëm show di të bëjë, por të jemi konkret për gjërat që bëjmë”.