AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Rusia kryen provë me raketë balistike

Rusia thotë se ka kryer një tjetër provë me raketë balistike ndërkontinentale me karburant të lëngshëm, të tipit Sarmat.

Në gazetën e Ministrisë së Mbrojtes thuhej se prova e zhvilluar në kozmodromin Plesetsk konfirmoi parametrat e sistemit në fazën e përgatitjeve paraprake të hedhjes së raketës dhe të fluturimit fillestar të saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten për kryerjen e disa manovrave të tjera luftarake në Detin Balltik.

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë shprehu dje shqetësim për njoftimin e papritur nga Rusia për zhvillimin e provave me raketa në Detin Balltik, në zonën midis Suedisë dhe Letonisë, nga 4 deri më 6 prill./VOA