AktualitetPolitikëTë fundit

Largohet kreu i prokurorisë së Elbasanit, jep dorëheqjen

Ardjan Nezha, kreu i prokurorisë së Elbasanit, ka dhënë dorëheqjen nga ky institucion.

Kanë qenë arsyet shëndetësore ato që kanë detyruar  Ardjan Nezhën që t’i paraqiste Prokurores se Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dorëheqjen e tij.

Por burime sipas Report tv thonë se lëvizja e Nezhës është taktike, pasi ai pritet të emërohet në një detyrë më të rëndësishme në Tiranë.

Nezha kishte zëvendësoi në detyrë e kry prokurorit të Elbasanit  prokurorin Dritan Gina, për të cilin ka nisur edhe një hetim disiplinor, pasi kundërshtoi dorëzimin e detyrës me argumentin se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk kishte kompetencat e lëvizjes së Prokurorëve.

Prokurori Ardjan Nezha mori zyrtarisht detyrën e drejtimit të Prokurorisë së Rrethit Elbasan, më 10 janar 2018.

Nezha u emërua në datën 9 janar nga kryeprokurorja Arta Marku.