AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Hope Hicks, i jep lamtumirën Shtëpisë së Bardhë

Me një shtrëngim duarsh dhe një puthje presidenciale në faqe, Hope Hicks i dha lamtumirën Shtëpisë së Bardhë të enjten, duke marrë një moment të rrallë të gjithë qendrën e vëmendjes në ditën e saj të fundit në administratën e Donald Trump.

“Nuk kam fjalë për të shprehur siç duhet mirënjohjen time për presidentin Trump. I uroj presidentit dhe administratës së tij gjithë të mirat, teksa ai udhëheq vendin tonë”, shkruan ajo në një deklaratë të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, ku nuk thuhet gjithsesi se çfarë ka planifikuar të bëjë ajo në të ardhmen.

Hope Hicks, ishte drejtore e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe njëra prej këshilltareve më jetëgjata të presidentit Trump. Lajmin e konfrmoi  administrata “Trump”.  Ish-modelja 29-vjeçare ka qenë në krah të presidentit amerikan prej vitesh. Ajo raportohet t’u ketë thënë kolegëve se mendonte se kishte përmbushur gjithçka mundej në detyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë.

Njoftimi i saj vjen një ditë pasi ajo refuzoi t’u përgjigjej një sërë pyetjesh gjatë një ballafaqimi me hetuesit e Dhomës së Përfaqësuesve për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Më herët gjatë këtij muaji, ajo u përfshi në vorbullën që rrethoi ish-sekretarin e stafit, Rob Porter, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie, por edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas pretendimeve për abuzime fizike dhe verbale nga dy ish-bashkëshortet e saj.

Gjatë fushatës zgjedhore, Hicks shërbeu si sekretare për shtypin. Ajo e mori detyrën e kreut të Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, pas shkarkimit të papritur të Anthony Scaramuccit.

“Hope është një njeri i mrekullueshëm dhe ka bërë një punë të madhe përgjatë 3 viteve të fundit. Do të më mungojë prania e saj, por e kuptova plotësisht kur më kërkoi të ndjekë një tjetër drejtim”, shkruan Trump në një deklaratë kushtuar saj.

Dalja e ndihmësit më të besuar të presidentit, nga “administrata Tump’ vjen një ditë pas largimit të një tjetër anëtari të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Largimi i Hope Hicks është i fundit  nga administrata e Shtëpisë së Bardhë, pas David Shulkin, sekretari i çështjeve të veteranëve, i cili u shkarkua  dhe u zëvendësua nga një mjeku i Shtëpisë së Bardhë,  Rear Adm Ronny Jackson. Trump punësoi John Bolton gjithashtu si këshilltar i sigurisë kombëtare javën e kaluar.

Nëse Trump zgjedh për ta zëvendësuar Hicks, kandidatët kryesorë janë Mercedes Schlapp, drejtore e komunikimit strategjik të Shtëpisë së Bardhë dhe Tony Sayegh, ndihmës sekretar për publikun në Departamentin e Thesarit.

Presin që të marrin postin këshilltari i lartë Kellyanne Conway ose sekretari i shtypit Sarah Huckabee Sanders , të paktën përkohësisht. Sanders është rritur pranë presidentit që nga marrja e punës së sekretarit të shtypit pas dorëheqjes së Sean Spicer verën e kaluar dhe ka shpenzuar më shumë kohë në Zyrën Ovale kohët e fundit.

Puna e drejtorit të komunikimit, përfshin zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjisë afatgjatë të mesazheve të administratës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të shqetësuar rreth largimit të Hicks, duke pasur parasysh pozicionin e saj të pakrahasueshëm në orbitën e presidentit. Pavarësisht nga titulli i drejtorit të komunikimit, Hicks u përshkrua më saktësisht nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë si gruaja e djathtë në administratën Trump.

Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban Ben Carson  dhe Administratori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt, janë vënë nën vëzhgim pasi raportet thonë për shpenzime të  larta dhe të papërshkueshme.