Françesk Radin: Ta vendosim sërish mes nesh, si dikur…..
Këngëtarit Françesk Radi, humbi betejën me jetën nga një hemorragji celebrale, më 3 prill 2017.
Këtë të martë, ora 09:00, pranë amfiteatrit të liqenit do të kujtohet artisti i madh nëpërmjet muzikës dhe një monumenti kushtuar atij.
Miq, të afërm dhe fansa të muzikës së Radit, do të mblidhen së bashku për ta përkujtuar atë në vendin më të dashur të tij, amfiteatri i Liqenit Artificial.
“Ju presim ta vendosim sërish Frankon mes nesh ashtu si dikur. Më pas në orën 17.00 ne ambientet e kinema Millenium do të transmetohet dokumentari ‘Jetë e trazuar’ për të ndjekur rrugëtimin e një ëndrre që edhe pse e prerë tingëllojë gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk I tha dot lamtumire, por thjesht mirupafshim Mik. Askush nuk vdes në këtë jetë kur jeton në zemër e melodi”, ka shkruar bashkëshortja e tij, Tefta Radi, në një vjetorin e ndarja nga jeta e tij.
Ai ka sjellë për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, në fillimet e krijimtarisë së tij, në vitet ’70 dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i dashur.
Që atëhere krijimtaria e tij artistike nis rrugëtimin drejt suksesit. Videoklipet e këngëve të tij të para janë regjistruar në vitin 1972.
Krijimtaria e tij muzikore shënoi suksese të tjera pas viteve ’90, duke sjellë emocion për publikun, si “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasmë ‘o” etj,