AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Ambasada e SHBA: Dëbimi i diplomatëve përkeqëson raportet me rusët

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë,  ka  reaguar sot  në lidhje me dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Rusia.

Në një postimi, në Facebbok, ambasada thekson se Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë, vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis dy shteteve.

“Deklaratë e Zëdhënësit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë
Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar.”, thotë  njoftimi i ambasadës.