Alibeaj: Ka prova të tjera që implikojnë ish-ministrin Tahiri me Habilajn dhe Sotën
Deputeti i opozitar Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se ekzistojnë prova të tjera të forta që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri me Moisi Habilajn dhe Orest Sotën, si garantuesi politik për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.
Sipas tij, “nga përgjimet e autoriteteve italiane, provohet se Saimir Tahiri dhe Jael Çela, drejtor i Policisë së Vlorës, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e kanabisit nga Shqipëria në Itali”.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se Tahiri niuk arrestohet pasi ka mbrojtjen politike të kryeministri Rama.
“Habilajt, së bashku me Orest Sotën, i arrestuar nga Prokuroria dhe më pas i liruar nga Gjykata e Apelit, janë një grup i mirë strukturuar kriminal që trafikonte drogë në mbështetje të ish-ministrit të Brendshëm. Por Rama i ofroi imunitet politik Tahirit. Por këto prova janë bërë të pavlefshme, sepse Tahiri ka mbrojtjen politike. Këto prova, janë arsyeja pse kryeministri e ktheu Parlamentin në gjykatë politike, duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, tha Alibeaj. Rama nuk mbron thjesht veten dhe Tahirin, por pushtetin e tij, që i ka rrënjët te kanabizimi i vendit, i cili është projekti i vetëm i suksesshëm për të. Kostoja e mosarrestimit të Tahirit, mund të rezultojë e lartë për shqiptarët, për sa kohë që BE kërkon arrestimin e tij, që vendit t’i çelen negociatat për integrimin në Europë”, tha Alibeaj.