AktualitetDialogPolitikëTë fundit

Takimi Rama – Tsipras, pas Pashkëve Ortodokse

Është shtyrë vizita zyrtare e Kryeministrit te Greqise, Alexis Tsipras në Shqipëri.

Vizita ishte planifikuar që Kryeministri i Greqise, Alexis Tsipras do të takohej me homologun e tij Edi Rama, por ajo  është shtyrë deri pas Pashkëve Ortodokse.

Ende nuk eshte dhene nje date e saktë se kur do të zhvillohet ajo, shkruan “Kathimerini”.

 “Është e qartë se shtyrja është e lidhur drejtëpërdrejt me vështirësistë  në negociatat midis Athinës dhe Tiranës mbi demarkacionin e zonave ekskluzive ekonomike të dy vendeve, ZAZ. Bisedimet janë ngadalësuar nga kundërshtimet e presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili përmend një vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare që vendosi se marrëveshja e vjetër midis dy vendeve ishte jokushtetuese”, shkruan gazeta greke e sipërcituar.

Sipas gjykatës marrëveshja e vitit 2009, që krijoi ZAZ, vendosi kufijtë detarë dhe përcaktoi raftet kontinentale të çdo vendi, ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe normat ndërkombëtare.