AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Rusia shpall ‘non grata’ 60 diplomatë amerikanë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov,  ka dalë  në një konferencë për shtyp në Moskë dhe ka folur lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë dhe për një përgjigje për Perëndimin sipas reciprocitetit nga ana e Rusisë.

Ai tha se  ka  tërhequr lejen për aktivitetet e konsullatës amerikane në Shën Petersbrug, duke paralajmëruar se vendi i tij do të dëbojë diplomatë amerikanë në të njëjtin numër  me atë të diplomatëve rusë të dëbuar nga SHBA, madje dhe më shumë.

Lavrov tha se ambasadori amerikan në Moskë, Jon Huntsman, është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse.  Huntsman është informuar rreth hapave  të mëtejshme në kuadër të reciprocitetit të SHBA-së ndaj Rusisë.

“Do të tërheqim lejen e aktiviteteve të konsullatës së SHBA-së në Shën Petersburg dhe do të dëbojmë diplomatë amerikanë në numër të njëjtë me atë të diplomatëve rusë të dëbuar nga SHBA”, tha Lavrov.

Ai tha se kundërpërgjigja  do të jetë e njëjtë dhe po kështu do të jetë edhe ndaj shteteve të tjera që kanë dëbuar diplomatë rusë.

Shqipëria  dëboi  dy diplomatët  ruse që kishin papërputhshmëri me statusin e diplomatit , veprim që erdhi  në solidarizimin e Perëndimit me Britaninë e Madhe në dëbimin e diplomatëve rusë, si kundërpërgjigje për implikimin e Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Mbretërinë e Bashkuar dhe vajzës së tij.

Janë shpallur non grata të 60 diplomatë  amerikane  dhe urdhëruar  mbyllja e konsullatës amerikane në Shën Peterburg.