Rruga e Kombit, Rama: Kjo tarifë e ka zanafillën që kur qeveriste Berisha
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga foltorja e kuvendit lidhur me debatin dhe lumin e akuzave dhe të diskutimeve të ditëve të fundit mbi taksën e Rrugës së Kombit.
Ai tha se diskutimet janë me dy drejtime njëra palë është ajo e arsyes dhe tjetra e atyre që nuk mbajnë përgjegjësi.
Zoti Rama nënvizoi se kjo nuk është një taksë por një tarifë dhe se ky hap është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e aksit dhe ai tha se “ne kemi ecur thjesht sipas procesit të nisur nga ministri i transporteve Haxhinasto dhe të mbyllur nga ministri Dervishaj”
Ai tha se për punën e bërë në këtë proces të mëparshëm kemi respekt sepse “është bërë një punë profesonale dhe këtë e tregoi edhe periudha e dimirit ku nuk pati asnjë bllokim”, tha z. Rama.
Ndëkohë z. Rama ka postuar në llogarine e tij në rrjetin e tij social në Facebbok”
“ERTV Live 😀: Sot në Kuvend – Rruga e Kombit një aks strategjik i rrezikuar seriozisht në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme, nëse nuk do të ndërhyhej me vendosjen tarifës për përdoruesit! Ndërkohë për përdoruesit e shpeshtë (pra banorët e zonës) janë parashikuar një sërë masash të posaçme lehtësuese.”
Theksojmë se fillimi i aplikimit të taksës për “Rrugën e Kombit” ka ngjallur reagime të menjëherëshme nga opozita.
Pas ish kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti si fillim të “Taksës Edvin” ishte kreu i opozitës Lulzim Basha i cili me gati të njëjtë gjuhë shkroi në Facebook se “Taksa Rama” në “Rrugën e Kombit” është një grabitje e dyfishte e shqiptareve dhe barriere shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Duke kujtuar se ky projekt që u ideua, u projektua dhe u ndërtua për të lidhur Shqipërinë me Kosovën, me vendosjen e kësaj tarife, “merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë”.
Madje z. Basha ka premtuar se “Partia Demokratike i qendron premtimit te saj per te shfuqizuar qe diten e pare ne pushtet taksen e qarkullimit si dhe per te hetuar me transparence cdo koncension te dhene nga klani kriminal ne krye te Shqiperise, duke u zotuar se cdo koncension qe cenon interesat e shqiptareve do te shfuqizohet dhe pergjegjesit do te vihen perpara drejtesise”.
Vendosja e taksës së “Rrugës së Kombit” është kundërshtuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. “Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria” ka shkruar edhe zoti Vasili në FB. Sipas tij “Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista”.
Por pas këtyre reagimeve të politikës ka reaguar kompania konçesionare “AHC”. Ajo është ndalur veçanërisht në akuzat e LSI.
Kompania kujton se ka qenë pikërisht Ministri i LSI, Sokol Dervishaj që negocioi kontratën e konçesionit, ndërsa më parë edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë Rama, që vinin nga LSI, si ish ministri Edmond Haxhinasto, kanë mbështetur dhënien me konçesion të mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit” ku përfshihej edhe aplikimi i taksës së qarkullimit.