AktualitetPolitikëTë fundit

Grida Duma: Plakja e popullsisë do të na shkretojë

Deputetja Grida Duma, ka folur sot në parlament  lidhur me marrëveshjen e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri. Ajo tha se kjo duhet të vijojë  edhe Italinë dhe Greqinë.

Por ajo tha se  përveç problemit të mungesës të shifrave të sakta të numërit të shqiptarëve që jetojnë në këto vende, ne kemi dhe plakjen e popullsisë.

Znj. Duma tha se plakja e popullisë, sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara.  Ajo tha se  kjo gjithashtu sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.

“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, tha Duma.