AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Trump: Përsëri një emërim të ri në kabinetin e tij

Presidenti i SHBA Donald Trump dha përsëri njoftimin se Sekretari amerikan për Çështjet e Veteranëve për një kohë të shkurtër do të largohet nga detyra dhe në vend të tij planifikon  që të emërojë admiralin Ronny L. Jackson.

Trump njoftimin e bëri nëpërmjet Twiter,  ku ka njoftuar planin, për një ndryshim të ri në kabinetin e tij.

“Mendoj që të nderuarin admiralin Ronny L. Jackson ta prezantoj si kandidat për sekretar të Çështjeve të Veteranëve. Gjatë kohës së kalimit, ushtrues i detyrës së sekretarit do të jetë Robert Wilkie nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Jam mirënjohës për shërbimet e David Shulkin-it për shtetin dhe për veteranët tanë të vlefshëm”, ka thënë Trump.

Por nga Shtëpia e Bardhë  ende nuk ka njoftim lidhur me ardhjen  në detyrë të Jackson.

Presidenti Trump më 13 mars shkarkoi nga detyra Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson ndërsa më 22 mars edhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, gjeneral lejtnant Herbert Raymond McMaster dhe se në vend të tij do të emërohet ish-përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OKB, John Bolton.

Jackson i cili ushtron detyrën e admiralit në marinën amerikane, që nga periudha e George W. Bush e deri më tani është mjek i presidentëve të Shtëpisë së Bardhë.