Pijet e ëmbla, pse duhet të tatohen
Britania e Madhe ka njoftuar se do të aplikohet një taksë e re për pijet e ëmbla, duke filluar që nga 6 prilli. Ky njoftim për këtë taksë që duhet paguar nga prodhuesit e këtyre pijeve, në fakt u është bërë dy vjet më parë.
Sipërmarrja Coca-Cola e ka reduktuar sasinë e sheqerit në pijet Fanta dhe Sprite për tregun britanik nga 6.9 në 4.6 dhe 6.6 në 3.3 gramë për 100 mililitra.
Por edhe koncerni Britvic, i dyti për nga mbulimi i tregut në Britaninë e Madhe, prodhuesi i pijes Orangina Lucozade Ribena Suntory dhe kompanitë tregtare Lidl dhe Tesco i kanë ndryshuar recepturat e produkteve që ofrojnë. Koncerni Nestlé njoftoi se që nga prilli tre prej limonadave që prodhon do të përmbajnë më pak se pesë gram sheqer.
Me taksa kundër mëkateve në ushqyerje
Tatimi i pijeve të ëmbëla në Britaninë e Madhe parashikon një taksë prej 0,20 euro për litër për pije që përmbajnë më shumë se pesë gram sheqer për 100 mililitra. Në rast se pija përmban më shumë se tetë gram, tarifa rritet në 0.27 euro për litër. Për krahasim, në Gjermani, Fanta dhe Sprite përmbajnë nëntë gram sheqer për 100 mililitra.
Luise Molling nga organizata Foodwatch thotë se taksa mbi pijet e ëmbla ka një efekt të qartë dhe çon në reduktimin dramatik të konsumimit të sheqerit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje që nga viti 2016 të gjitha qeverive që të vendosin një taksë të veçantë prej së paku 20 përqind për pijet me përmbajtje sheqeri, sepse nivelet e larta të konsumit të sheqerit nxisin obezitetin dhe diabetin e tipit 2.