Femrat dhe aktiviteti fizik, nga pioneret e kozmetikës tek revolucioni i qendrave të fitnesit
Historia e femrës dhe aktiviteteve fizike fillon nga pioneret e kozmetikës tek revolucioni i qendrave të fitnesit.
Është thuajse e pamundur të ecësh nëpër rrugë dhe të mos dallosh palestra apo cfarëdolloj qendre stërvitjeje, apo edhe një paradë femrash atlete që duken të futen apo dalin prej tyre.
Duke parë se sa dominuese janë bërë këto qendra fitnesi, është e lehtë të harrosh se gjërat nuk kanë qenë gjithnjë kështu. Historia e femrave që vërshojnë drejt tempujve të djersës është relativisht e re. Gjashtëdhjetë vjet më përpara, ishte e pahijshme për një femër të djersiste në public dhe jo e sigurt për të të lodhte fizikisht veten me frikën se mund të dëmtonte fertilitetin ose thjesht, negativisht për kohën, të shfaqej më “mashkullore”. Vetëm në dekadat e fundit femrat janë admiruar për muskujt e trupit të tyre.
Historia e qendrave të trajnimit edhe për femrat gjatë viteve në një farë mënyre pasqyron historinë e femrës, një histori çlirimi, por edhe të një zgjerimi të vazhdueshëm të pritshmërive dhe kërkesave.
1930: Kur fillon gjithçka
Në këtë periudhë u hapën nga pioneret e kozmetikës sallonet e para që u shitën femrave konceptin e asaj kohe: femrat e kanë vet nën kontroll paraqitjen e tyre fizike. Kështu klieteve iu jepej këshilla për kujdesin e lëkurës, kozmetike dhe regjime shumë të lehta fitnesi që përfshinin tërheqje, kërcime ritmike, yoga dhe lëvizje të tjera kryesisht për të përmirësuar posturën. Në atë kohë komuniteti mjekësor nuk I rekomandonte akoma ushtrimet për shëndetin e femrës.
1940 dhe 1950: Largojmë kilet e tepërta
Pas luftës së dytë botërore, falë një kombinimi të modës dhe normave për feminitetin, femrat Amerikane zhvilluan një tendencë më tepër fiksuese për zvogëlimin”- një eufemizëm për uljen në peshë.
Megjithatë doktorët nuk kishin arritur ende një konsensus se sa të shëndetshme ishin ushtrimet fizike. Për këtë arsye femrat iu drejtuan dietave ekstreme, përdorimit të pilulave dietike dhe frekuentimit të ‘ salloneve të zvogëlimit’, vende ku ato lidhnin trupin e ture pas makinerive që premtonin lëvizje dhe zhdukje të pjesëve të padeshirueshme në trup.
Vetëm në vitet 1950, femrat filluan gradualisht të përqafojnë forma më active të ushtrimeve, po ashtu edhe përkushtimit të një kohe gjatë ditës për të lëvizur. Emisionet televizive të fitnesit inkurajonin femrat të lëshonin hekurin e rrobave dhe të ndiqnin ritmiisht ushtrimet aspak të vështira që shfaqeshin.
1960: Djersa bëhet Sexy
Në 1968, Cooper, një kirurg ushtarak u bë pjesë e kulturës modern të fitnesit me botimin e librit të tij mjaft të shitur “Aerobics”, në të cilin u mbështetën për herë të parë shkencërisht benefitet e ushtrimeve fizike në shëndet. Për më tepër, ky term I frymëzuar nga profesioni I tij në Forcat e Armatosura Ajrore u bë mjaft I përdorshëm duke filluar që atëherë.
1970: Femra Fizike
Me çlirimin e figurës së femrës, dhe shpikjen e reçipetave sportive, femrat filluan vërtet të lëvizin gjatë kësaj periudhe. Shumë qendra fitnesi filluan të ofrojnë lëvizje aerobi të frymëzuar nga levizjet e jazz-it tradicional. Këto praktika nuk zhvilloheshin nëpër salla fitnesi, por më shumë në qendra komunitare apo vende të tjera publike.
1980: Një ideal i ri i ”të bukurës’
“Më parë, kur format trupore të femrës priteshin të ishin si jastëk ose e kundërta, femra muskulore e ditëve të sotme do të dukej një çmenduri. Por tani jo më.” Dëshira e femravve për të qenë “fit” vendosën një standard të ri në mënyrën se si duhej të dukej një femër e bukur duke i larguar nga besimet e dala jashtë mode për feminitetin dhe format e femrës. Ky standard kërkonte shumë, shumë orë punë.
1990: Ushtrime për ndriçimin e mendjes
Trajnerët personal apo studio e yoga-ve u bënë më popullore.
“Ky lloj trendi vendosi në mendjen e njerëve idenë se vendi në të cilin ti shkon për t’u kujdesur për trupin tënd nuk k apse të jetë me përmasa të mëdha dhe me shumë lehtësira. Mund të jetë edhe thjesht një dhomë e vogël me një dysheme druri.”
2000 deri Sot: Revolucioni i qendrave të fitnesit
Dekada e parë e këtij shekulli pa zgjerimin e palestrave luksoze të cilat u kushtojnë rëndësi stilit dhe taksojnë anëtarsimet mujore deri në mbi 100$.
Por, me cfarë çmimi? Qendrat e fitnesit mund të ofrojnë shpetim nga streset e pafundme të të qënit femër sot. Ato I ofrojnë femrave (atyre që i përballojnë) më shumë zgjedhje se kurrë më parë përsa I përket stërvitjes. Megjithatë, ashtu si trendet e ushtrimeve të dekadave të mëparshme, edhe tani ka shumë kërkesa në të qenin femër. Sa më shumë kohë harxhojmë në një dëshirë të palodhshme për të qenë “fit”, aq më shumë rriten pritshmëritë për pamjen e një trupi apo jete të tillë. A janë këto qendra një shenjë progresi në kërkesën e femrës për shëndet dhe lumturi? Këtë vetëm historia mund ta tregojë.