AktualitetPolitikëTë fundit

Brisida Shehaj, në krye të Task Forcës për Bregdetin

 Drejtoresha Ekzekutive e AIDA Znj. Brisida Shehaj, do të marrë një detyrë të re.

Shehaj do të drejtojë Task-Forcën për Bregdetin, të ngritur nga qeveria pak ditë më parë.

Posti i ri i Shehaj u publikua gjatë një deklarate të kreut të ALUIZNIT, Artan Lame,  ku ai foli për mediat dhe  evidentoi  fenomenet korruptive të vërejtura gjatë kontrolleve të kryera nga ZQRPP në lidhje me regjistrimet e AMTP (toka bujqësore).

Pas rreshtimit të të gjitha anomalive mbi këtë çështje, vihet re se të gjitha materialet e shkeljeve  dhe fenomeneve korruptive të vërejtura do t’i kalojnë Task Forcës, e cila  do të drejtohet nga Briseida Shehaj.

Shehaj gjatë periudhës së qeverisë Rama 1 ishte  në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kurse aktualisht  Drejtore Ekzekutive në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve ( AIDA).