Sport

Argjentina dhjetë herë më shumë e varur nga Lionel Messi tani se nga vetë Maradona në 1986

Argjentina është ‘dhjetë herë’ më e varur nga Lionel Messi tani se Diego Maradona në 1986, sipas ish-yllit të mëparshëm La Albiceleste.

Ish sulmuesi i Argjentinës Pedro Pasculli thotë se ylli i Barcelonës po mban një barrë shumë më të madhe me ekipin kombëtar se sa ka mbajtur Maradona ndonjëherë.

Messi, i cili nuk merrte pjesë në ndeshje për shkak të një lëndimi të vogël, ndoqi disfatën 6-1 të Argjentinëns ndaj Spanjës në  miqësore dhe tregoi zhgënjimin e tij duke u larguar pas golit ​​të gjashtë të Spanjës në Madrid.

Pasculli i tha La Oral Deportiva pas ndeshjes se mbështetja e Argjentinës tek Messi është një shqetësim i madh: “Argjentina tani varet nga Messi dhjetë herë më shumë sec vareshim ne nga Maradona në vitin 1986. Messi nuk do të hyjë dhe të rregullojë gjithçka. Nga mesfusha për të sulmuar, në të mirë, po, por prapavija , kush do ta rregullojë atë?

“Ky rezultat është një problem tjetër për Messin sepse tani të gjitha përgjegjësitë do të jenë mbi të”.

Messi do të jetë nën presion të madh gjatë kupës së botës, një situatë e ngjashme me Maradonën kur Argjentina u drejtua në Meksikë 32 vjet më parë dhe ai pothuajse me një dorë i udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës.