AktualitetPolitikëTë fundit

Lulzim Basha, ka ftuar “zërat kundër tij” në PD

Ndërsa Partia Demokratike  kërkon që të bëjë reformë të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për depute dhe  kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me studentët tha se  “zërat kundër tij” në PD i ka ftuar edhe publikisht dhe individualisht që të bashkohen drejt një përgatitje për “përballje vendimtare me të keqen që sundon vendin”,  ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, nga ana e tij,  vazhdon të ironizojë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, përmes statuseve në rrjetin social Facebook.

Kësaj radhe, ai ka trajtuar në nota ironike vendimin e Lulzim Bashës për të mbledhur Këshillin Kombëtar përpara Kuvendit si dhe pjesëmarrjen më të shumtë në numër të anëtarëve nga PD-ja.

Ja statusi i plotë i Patozit:

“Më mori në telefon një demokrat i entuziazmuar dhe më tha se e dëgjoi Luli këshillën e doktorit, do ta mbledhë Këshillin Kombëtar përpara Kuvendit.

Dakord mo, i thashë, lajm i mirë qenka, por më rezulton se janë më shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se sa anëtarë të Komitetit Drejtues të PS, ata që kanë dalë në televizor këto ditë duke mbjellur pemë me Lali Erin”.