Taksat e rrugës: Ja sa mbledh Turqia
Në dy muajt e parë të këtij viti, Turqia ka mbledhur 271.7 milionë lira turke (rreth 72 milionë dollarë) nga taksat rrugore dhe në urat që lidhin Evropën dhe Azinë mbi ngushticën detare të Bosforit.
Sipas Drejtorisë së Autostradave Turke, në muajin janar dhe shkurt të këtij viti nga taksat rrugore në “Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe atë të “Fatih Sultan Mehmet” u mblodhën mbi 80.9 milionë lira turke (21.4 milionë dollarë), ndërsa nga taksat e autostradave në Turqi gati 191 milionë lira turke (50.5 milionë dollarë).
Shifrat treguan se më shumë se 103 milionë automjete kaluan nëpër kabinat e pagesave gjatë periudhës së njëjtë.
Në muajin shkurt, pothuajse 50 milionë automjete përdorën urat dhe autostradat e Turqisë, duke paguar gjithsej 130.5 milionë lira turke (34.5 milionë dollarë).
Shoferët në Turqi paguajnë 8.7 lira turke (2.2 dollarë) për tarifat e urës, thotë Anadolu Agency (AA).