Mogherini drejt Beogradit
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini sot do të udhëtojë për në Beograd ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  për të biseduar për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka konfirmuar zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç.
âPĂ«rfaqĂ«suesja e LartĂ«, Federica Mogherini, rrugĂ«s nga konferenca e Tashkentit nĂ« Afganistan, do tĂ« ndalet nĂ« Beograd pasdite sot pĂ«r tĂ« biseduar me presidentin e SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, pĂ«r tĂ« folur pĂ«r tĂ« ardhmen e dialogut tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga BE-jaâ, thotĂ« Kocijançiq, nĂ« konfirmim e saj zĂ«dhĂ«nĂ«sja e BE-sĂ« Maja Kocijançiç, nĂ« njĂ« postim nĂ« llogarinĂ« e saj nĂ« rrjetin social Twitter.
Vizita vjen pas arrestimit të djeshëm të shefit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç, pasi ai edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk dha leje për hyrje, kishte hyrë në Kosovë për të marrë pjesë në një debat për dialogun në Kosovë.
Pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Gjuriç u dërgua në një stacion policor në Prishtinë. Më pas Policia e Kosovës bazuar në refuzimin e hyrjes në RKS, e dëboi atë nga territori i Republikës së Kosovës.