AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Ursula von der Leyen, në Afganistan, Bundestagu rrit numërin e trupave

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen  ka udhëtuar drejt Afganistanit për të vizituar ushtarët e Bundeswehr. pasi u vendos ditën e enjte  zgjatja e misionit lokal nga qeveria gjermane.

Ministrja e  Mbrojtjes  mendon se Bundeswehr do të mbetet në Afganistan për një kohë të gjatë, pasi situata atje është ende shumë e paqëndrueshme.

Vendi nuk është ende në gjendje të marrë përsipër i vetëm përgjegjësinë e sigurisë, tha politikanja e CDU gjatë vizitës së saj në kampin gjerman në Masar-i-Sharif në veri të Afganistanit. “Nuk është çështje kohe, e cila është bërë kokëfortë”. Angazhimi varet nga suksesi dhe gjendja e punëve në vend. “Kemi nevojë për durim, kemi nevojë për një frymë të gjatë”.

Së bashku me anëtarët e Bundestagut Von der Leyen, të dielën, u njohën me situatën në vend dhe vizituan, ndër të tjera, një bazë të Forcës Ajrore Afgane. Ka ndryshime pozitive për popullsinë, tha ministrja. Për forcat afgane të sigurisë,  e kanë ende të vështirë të përballohej presionin e  talebanëve. Forcat e sigurisë aktualisht kontrollojnë 60 përqind të territorit të vendit. “Kjo është e mirë, por jo e mjaftueshme”.  Sa e rëndësishme është që forcat afgane të sigurisë janë për mbrojtjen e popullatës dhe luftën kundër terrorit,  aq e rëndësishme është një zgjidhje e qëndrueshme që mund të arrihet vetëm përmes një procesi politik”.

Pjesëmarrja në misioni në historinë e Bundeswehr ka vazhduar për më shumë se 16 vjet. Ky mision tani është një mision trajnimi. Të enjten, Bundestagu  ka vendosur të rinovojë misionin për një vit. Trupat duhet të rrisin numurin e tyre për shkak të gjendjes së sigurisë deri më tani, në 980 ushtarë deri në 1.300.