Rama: Skanimi i pronave, ndëshkim abuzuesve të çdo niveli
Së shpejti do të hidhet dritë mbi abuzimet e bëra pronat në vijën bregdetare dhe kjo do të ndihmojë në ndëshkimin e abuzuesve të çdo niveli. Të gjithë ata që kanë abuzuar dhe përfituar nga këto prona do të duhet të presin ndëshkimin e tyre.
Vendimi që do të mbrojë interesin publik dhe të pronarëve të ligjshëm do të jetë pikërisht ai mbi skanimin e pronave në të gjithë vijën bregdetare që do të evidentojë çdo akt kriminale ndaj pronës shtetërore e private, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.
Ja statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
“Vendimi i Qeverisë për skanimin e pronave në vijën bregdetare, është një vendim në mbrojtje të interesit publik dhe të interesave të pronarëve të ligjshëm, kundër akteve të shumta kriminale ndaj pronës shtetërore e private. Task Forca e ngritur nga qeveria, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, do të hedhë dritë mbi abuzimet e bëra dhe do të ndihmojë në ndëshkimin e abuzuesve të çdo niveli. Dhënia e sipërfaqeve në bregdet, përmes Akteve të Marrjeve në Përdorim të Tokës Bujqësore, është në tërësinë e vet veprimtari korruptive e dënueshme me ligj”.
Mbi rreth 30 mijë parcela në të gjithë vijën bregdetare të vendit, janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore, zonat e rërës e plazheve, brezit pyjor të bregdetit, kënetat, ligatinat, moçalet.
Janë ndërruar zërat kadastralë duke klthyer tokat e pafrytshme në toka buqjësore, është vepruar mbi prona “që kanë qenë jetë e mot” prona shtetërore, poligone apo reaparte ushtarake.
Procesi do të drejtohet nga prefektët.