OSHEE, 65 milionë euro investime për 2018
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për vitin 2018 llogarit që të shpenzojë të paktën 65 milionë euro, ky ësht plani që ka bërë për investimet në të gjithë vendin..
Të gjitha këto fonde do të shkojnë në funksion të 11 masave që ka vendosur të ndërmarrë kompania publike e shpërndarjes. Së pari do të vijohet me vendosjen e matësve për konsuamtorët në mënyrë që të eliminohet në maksimum matja aforfe. Këto lloj matjesh sipas OSHEE-se ndikojnë negativisht sin ë arkëtime edhe humbje.
Por edhe kabinat do të pajisen me matësa, në mënyrë që të mundësojë nxjerrjen e një bilanci energjetik dhe kontrolli të nivelit të humbjeve në bazë kabine. OSHEE thotë se me këto të dhëna e ka më të thjeshtë të shohë rastet e vjedhjeve dhe të veprojë në funksion të eleminimit. Tek pajisja me matësa kompania synon që të vendosë tek klientët mëdhenj matësa për fuqinë reactive për të bërë të mundur faturimin e kësaj energjie.
Kompania e shpërndarjes thotë se investimet e këtij viti do të jenë vazhdim i planit fillestar 2016-2019. Në vijim të tij do të ketë rikonstruksion të linjave të tensionit të lartë 35 kilovolt si dhe investime në rrjetin 20 kilovolt apo linjat ABC. Sipas OSHEE kjo do të ndikojë ndjeshëm në uljen e humbjeve teknikekrahasuar me rrjetin aktual të amortizuar si dhe në humbjet joteknike për shkak të vështirësive që paraqesin linjat ABC në ndërhyrje të paligjshme.
OSHEE thekson se investimet në rrjet parashikohet të japin një ndikim pozitiv në uljen e humbjeve dhe kontibutin më të madh në këtë ulje të pritshme pritet ta kenë investimet në tensionin e ulët dhe të mesëm.
“Impaktin me te madh ne reduktimin e humbjeve e ze kategoria e investimeve në rrjetin TM dhe kabinat TM/TU në masen 69% të totalit të përgjitshëm të humbjeve dhe me një kosto investimi prej 67% të vlerës totale të lekëve të parashikuara per investim në rrjetin elektrik të OSHEE sha për vitin 2018. Ndërsa investimet në N/stacione dhe Linja Elektrike (35 & 110kV) me një kosto investimi ts planifikuar 11% e vleres totale ta investimeve kontribuon na masan 2% në totalin e humbjeve të reduktuaraë pas kryerjes së investimeve”, sipas OSHEE.
Ndikimi i pritshem në reduktimin e humbjeve të energjisë vlerësohet në masën 1.85% ose në vlerë absolute në një sasi prej 118 367 MWh të kursyer në rrjet.