AktualitetPolitikëTë fundit

Komisioni i Sigurisë, Gjokutaj: 9 mln euro pasuri të sekuestruara në 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj  ka prezantuar raportin për verifikimet e pasurive të kryera në vitin 2017, në një inteperlancë të zhvilluar në Komisionin e Sigurisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka kryer verifikimin e 4372 individëve, ndërkohë në kuadër të procesit të vettingut janë verifikuar edhe rreth 3 mijë individë duke çuar numrin e personave të verifikuar në 7 372, kundrejt mesatares prej 2195 në periudhën 2013- 2016.

“Gjatë vitit 2017 kemi referuar gjithsej 401 raste të dyshuar për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në policinë e shtetit dhe 131 raste në Prokurori. Numër ky në total i qëndrueshëm krahasuar me vitet pararendëse. Burimi kryesor i referimeve mbeten raportet e aktivitetit të dyshimtë ku 85% e referimeve e kanë indicjen nga këto raporte, çka është një tregues i efikasitetit të lartë të sistemit parandalues në vend. Gjithashtu po gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare për një vlerë totale 11.2 mln euro nga të cilat janë sekuestruar rreth 9 mln euro. Drejtoria e Pastrimit të Parave ka vijuar të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Shtetit ku vetëm në përgjigje të kërkesave të policisë gjatë 2017 kemi verifikuar 2497 persona, ose dy herë me shumë se mesatarja e 4 viteve të fundit”, tha Gjokutaj.

Gjatë raportimit të tij, drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave u ndërpre nga deputetja socialiste Elona Gjebrea që kërkoi inforamcion për çëshjten e financimeve ruse për lobimin e PD-së.

Por Gjokutaj u  përgjigj se “Nuk shprehem për çështje që janë në hetim nga Prokuroria”.