AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

BE pritet të dëbojë më shumë diplomatë rusë

Më shumë se 16 vende të Bashkimit Europian, përfshirë Poloninë, Letoninë, Lituaninë, Irlandën, Francën, Gjermaninë, Hollandën, Estoninë, Bullgarinë, Republikën Çeke dhe Danimarkën, pritet gjithashtu të dëbojnë diplomatë rusë këtë javë në mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar në mosmarrëveshjen e saj diplomatike me Rusinë për rastin e helmimit të ish agjentit.

Vendimi u mor të premten e kaluar gjatë një takimi të udhëheqësve të BE.

Gjithashtu të premten, Bloomberg njoftoi se ndihmësit e Presidentit të SHBA Donald Trump po i kërkojnë  atij gjithashtu të dëbojë diplomatët rusë në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar.

Brukseli tashmë  kërkon Markus Ederer, kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Rusi, për konsultime. Masat vijnë  disa ditë pasi Londra dëboi 23 diplomatë rusë dhe Moska u përgjigj me të njëjtën masë.

Dimitri Peskov, sekretar i shtypit i presidencës ruse, u tha mediave ruse se Rusia nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga SHBA lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë dhe se Moska është gati të përgjigjet.

“Sigurisht, në çdo rast të tillë (të dëbimeve), është e qartë se principi i reciprocitetit do të përdoret,” tha ai.

Tensionet në marrëdhëniet MB-Rusi u përshkallëzuan pasi Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May akuzoi Rusinë për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia me një agjent nervash.

Më 4 mars, Skripal dhe vajza e tij u gjetën të pavetëdijshëm në një bankë pranë një qendre tregtare në qytetin Salisbury, 120 km në jugperëndim të Londrës. Ata të dy janë ende në një gjendje kritike në spitalin Salisbury Discrict.

Skripal është një ish oficer i inteligjencës ushtarake ruse akuzuar për spiunazh për Mbretërinë e Bashkuar. Ai u burgos në vitin 2006 dhe më pas u shkëmbye për shtetasit rusë të akuzuar për spiunazh në SHBA.

 

Mohimi i mediave ruse shtetërore

Në prag të dëbimeve më të fundit të diplomatëve rusë, media shtetërore ruse i kushtoi shumë kohë mbulimi të paraqitjes së zyrtarëve të rastit Skripal, duke pretenduar se Rusia është akuzuar gabimisht për helmim të Skripal.

“Ajo që Britania po bën tani është PR e zezë në shkallë ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zaharova në televizionin shtetëror Rossiya 1.  Ajo tha se Britania po nxiton në hetimin e saj dhe dërgon përgjigje “analfabetë” ndaj pyetjeve të ambasadës ruse në Londër.

Ajo gjithashtu vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e Organizatës për Ndalimin e Hetimit të Armëve Kimike. Përfaqësuesit e OPCW morën mostra më 19 mars dhe pritet të dalin rezultatet e tyre.

Në të njëjtën linjë me të, në të njëjtën ditë ishte dhe Peskov në kanalin shtetëror rus NTV, “janë probleme të brendshme në Britani apo probleme midis Britanisë dhe aleatëve të saj apo diçka tjetër “, tha ai.

Ndërkohë, kanali televiziv shtetëror Rossiya 24 paraqiti një raport të gjerë mbi rastin e Skripal duke pretenduar agjenti i gazit nervor “Novichok” nuk ekziston.  Po në të njëjtën ditë, në Rossiya 1 shfaqje e bisedave të natës së vonë me Vladimir Solovjev,  personalitet i medias që mendohet të jetë i afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, paraqiti një intervistë me një specialist të armëve kimike të Rusisë, i cili pretendonte se SHBA gjithashtu ka zhvilluar një substancë si ajo që besohet të ketë helmuar Skripalin dhe vajzën e tij.

Sipas Mark Galeotti, hulumtues i lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë, synimi i Skripal kishte për qëllim t’i dërgonte një sinjal Perëndimit.

“Me sa duket, në qoftë se ata vendosën të synojnë Skripalin, ata kishin dy opsione, e para,   bëhej më me lehtësi dhe e dyta, e bënin atë në mënyrë demonstrative, dhe ata në mënyrë të qartë bënë një zgjedhje”, tha Galeotti për Al Jazeera.

Sipas tij, Rusia do të vazhdojë të përdorë taktika të ngjashme provokative me Perëndimin. “Këto taktika e mbajnë Rusinë duke u fryrë lajmeve dhe në vëmendjen e Perëndimit,” tha ai.

“Qëllimi i Putinit është të detyrojë Perëndimin të njohë Rusinë si një fuqi të madhe.”