Sport

Ferrari dominon në Melbourne, Vettel triumfon

Sebastian Vettel triumfon në garën e parë të vitit në Formula 1, e zhvilluar në Melbourne të Australisë. Piloti gjerman shfrytëzoi më së miri ndërhyrjen e makinës së sigurisë, duke kryer ndalesën për ndërrimin e gomave dhe parakaluar kryesuesin Hamilton, që e mbylli garën në vendin e dytë e që shfaqi probleme në çastet e fundit.

Ngjitet në podium edhe piloti tjetër i “Kokëkuqes”, Kimi Raikkonen.

Fernando Alonso me McLarenin e tij arrin të futet mes dy makinave Red Bull të Daniel Ricciardos dhe Max Verstapen, i shtati e kaloi vijën e finishit Hulkenberg, duke lënë pas Bottas, Vandoorne dhe Sainz.

25 pikë të vyera për Vettel, ndërsa Ferrari grumbullon plot 40 pikë, 18 më shumë se Mercedes.