Bota+Politikë

Të jesh ish presidenti në Korenë e Jugut

Ish-Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, është arrestuar për një mori akuzash për korrupsion, duke filluar nga ryshfeti për përvetësim dhe evazion fiskal. Videoja e drejtpërdrejtë në mediat lokale tregoi se Lee i ishte nënshtruar arrestimit të tij në shtëpi natën, duke hyrë në një sedan të zi. Arestimi u krye  nga dy policë të zbatimit të ligjit.

Lee e hodhi poshtë hetimin si “hakmarrje politike” të ngritur nga administrata aktuale në detyrë, kryesuar nga presidenti liberal Moon Jae-in.

Agjencia Yonhap e  Koresë së Jugut, vëren se dyshohet se ka përvetësuar dhjetëra milionë e më shumë nga një kompani private. “Akuza të tjera përfshijnë abuzimin e pushtetit, shkeljen e besimit, fshehjen e paligjshme të dokumenteve presidenciale dhe shkelje të ligjit zgjedhor”, shpjegon Agjencia Yonhap.

Lee, gjithashtu është akuzuar për pranimin e miliona dollarëve në ryshfete nga një shumëllojshmëri individësh dhe organizatash, përfshirë, sipas The Associated Press, agjencinë e tij të inteligjencës. Ish presidenti Lee akuzohet se se ka marrë 10.3 milionë dollarë ryshfet nga agjencia e inteligjencës, biznesmenë dhe të tjerë gjatë periudhës 2008-2013, kur ai ishte në detyrë.

Lee, i cili udhëhoqi vendin nga viti 2008 në 2013, është vetëm politikani i fundit i profilit të lartë të Koresë së Jugut që e gjen veten të përfshirë në vështirësi ligjore.  Pasardhësja e tij konservatore, Park Geun-hye, nën peshën e një skandali masiv të grabitjes gjithashtu, është aktualisht në paraburgim, e arrestuar vitin e kaluar me akuza që mund ta çojë  në një dënim me burg deri në 30 vjet.

Në 2013 dhe 2014, Park u rendit e 11-ta në listën Forbes të 100 grave më të fuqishme të botës dhe gruas më të fuqishme në Azinë Lindore dhe e 46-ta në listën Forbes të njerëzve më të fuqishëm në botë.

Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Jugut ka pasur dy nga ish udhëheqësit e saj  “prapa hekurave”.

“Chun Doo-hwan dhe Roh Tae-woo, të cilët morën pushtetin nëpërmjet një grushti ushtarak të 1979, u burgosën për kryengritje dhe korrupsion në vitin 1995. Ata u liruan me anë të një falje presidenciale më 1997.

“Presidenti i vdekur Roh Moo-hyun u hetua gjithashtu për korrupsion të dyshuar që përfshinte familjen e tij në vitin 2009, ndërsa Lee ishte në detyrë. Ai vrau veten ndërsa hetimi ishte në vazhdim në maj të atij viti.”