Miqësoret e Marsit, gjendja e kombëtareve përpara Botërorit 2018
Francë-Kolumbi 
Franca ka dështuar në sfidën miqësore kundër një emri të madh si Kolumbia, por pa shkëlqim vitet e fundit. Fillimisht u mendua për një sukses të vendasve që kaluan dy herë në avantazh me Olivier Giroud dhe Thomas Lemar.
Më pas reaguan kolumbianët që ngushtuan epërsinë me Muriel. Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Falcao dhe kur mbeteshin edhe 5 minuta nga fundit Juan Quintero shënoi golin e tretë për miqtë.
Portugali-Egjypt
Mohamed Salah e ka ruajtur formën e tij të mirë të këtij sezoni edhe në Kombëtare.
Ai ka shënuar një gol të bukur në minutën e 55-të në ndeshjen që Egjipti e humbi ndaj kampionëve të Europës, Portugalisë.
Në pjesën e parë, Ronaldos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, por ne te dyten ai gjeti 2 herë rrjetën në sekondat e fundit duke permbysur rezultatin.
Argjentinë-Itali
Italia u rikthye në fushën e lojës në një miqësore luksi përballë Argjentinës në “Etihad Stadium” të Manchester-it. Eksperimenti i trajnerit Gigi Di Biagio dështoi, pasi skuadra e tij rezistoi vetëm 75 minuta, për t’u mposhtur më pas me rezultatin 2-0.
Edhe pse pa Messi-n, Argjentina u tregua më e saktë në qarkullimin e topit dhe në rastet e krijuara. Golat për “bianko-celestët” u shënuan nga ish-lojtari i Interit, Ever Banega dhe Lanzini.
Gjermani-Spanjë
Gjermania dhe Spanja luajtën një miqësore luksi, një provë mjaft e rëndësishme për Botërorin e Rusisë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 6-të nga Rodrigo i cili kaloi Spanjën në avantazh pas një asisti të Iniestës. Ishte Thomas Muller që barazoi rezultatin me një supergol nga jashtë zonës në minutën e 75.