Halle Berry tregon Topless se si ndjehet më mirë me veten
Fundjavë do të thotë se është koha për një tjetër #FitnessFriday me Halle Berry!
Aktorja, 51 vjeçare, ndau një mesazh të ri fit-shpirtëror duke përdorur një foto që me siguri do të frymëzonte ndjekësit e saj për të marrë pjesë në meditimin e yoga.
“Faleminderit të gjithëve, unë jam super e frymëzuar dhe sfidova veten me një qëndrim në kokë!”. Berry e përshkroi pamjen e saj vetëm duke e veshur bikini, ndërsa ajo ishte e balancuar në kokën e saj.
“Le të flasim jo vetëm për yoga, por edhe për aspektet meditative të yoga. Shumë argumentojnë se disa nga njerëzit më të lumtur janë ata që kalojnë kohë çdo ditë duke medituar. Mund t’ju them se unë jam ndier më e lumtur dhe më shumë si vetja ime më e mirë, që kur e kam filluar”, thotë fituesja e Oskarit.
Dhe ajo gjithashtu zbuloi përfitimet e tjera e të qenit me yoga.
“Kam mësuar se meditimi ndihmon në balancimin e trurit dhe si rezultat unë ndjehem më kreative, mund të thith informacione më shpejt dhe të kem një shëndet më të mirë emocional”, tha Berry.
“Meditimi gjithashtu më ndihmon të qëndroj në kontakt me “mua”, atë vajzë të vogël që më mban në kureshtje dhe të hapur ndaj risive të çdo dite dhe çdo përvoje të re që vjen në rrugën time”.
Përfundimi: “Meditimi më mban të lidhur me Zotin, Tokën Mënë, me një energji më të lartë ose çfarëdo që preferoj dhe më kujton se, ndërsa ne të gjithë jemi në një udhëtim vetëm, ne nuk jemi kurrë vetëm!”