AktualitetPolitikë

Shkarkimi i gjyqtarit Rama: Procesi nisi, s’kemi parë gjë akoma

Pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai  shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale se Vettingu ka nisur me këmbë të mbarë.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, thotë Rama.